Depozitat në sistemin bankar janë rritur me 12% në tremujorin e dytë të këtij viti, por më i rëndësishëm se vetë rritja është ndryshimi i strukturës së kursimeve.
Depozitat në lekë janë zgjeruar me 13.5% brenda një viti, kundrejt 10.5% të atyre në valutë. Për pasojë, leku përbën tashmë 50.1% të totalit të depozitave, duke kaluar valutën për herë të parë në dhjetë vitet e fundit. Duket se kjo vjen për shkak të luhatjes së euros dhe forcimit të vazhdueshëm të lekut në kursin e këmbimit.
Rritja vjen si nga individët, ashtu edhe nga bizneset. Kursimet e individëve janë shtuar me 9.8%, ndërsa depozitat e bizneseve janë rritur shumë më fort, me 20.7%. Por shqiptarët nuk po kërkojnë vetëm të kursejnë, por duan edhe t’i kenë paratë të disponueshme. Mbi gjysma e depozitave, 56.4%, janë pa afat.
Tabloja që del nga bankat tregon më shumë kursime, një orientim më të madh drejt lekut dhe një preferencë për likuiditet, në vend të bllokimit të parave për periudha të gjata.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 