Niveli i kredive me probleme në vendin tonë ka ardhur në ulje edhe për muajin qershor sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë.

Referuar të dhënave të këtij institucioni në qershor të këtij viti niveli i kredive të këqija arriti nivelin 4.70% nga 5.20% që ishte në të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Kjo qëndrueshmëri e nivelit të kredive me probleme është një tregues pozitiv për ekonominë si për sistemin bankar, gjithashtu edhe për vetë qytetarët.

Ndikim të konsiderueshëm për këtë situatë financiare është për shkak se Banka e Shqipërisë nisi pak javë më parë politikën e uljes së normave të interesit nga 3.25% në 3%. Ky vendim nga Banka Qendrore ndikon direkt në lehtësimin financiar për të gjithë kredimarrësit tek pagesa e kësteve në lekë si për bizneset ashtu edhe për qytetarët.

Gjithashtu edhe inflacioni i ulët muajt e fundit është një sinjal që Banka e Shqipërisë mund të vijojë politikën e uljes së normave të interesit gjatë muajve të ardhshëm duke patur impakt direkt nëë pagesat e kësteve të kredive në monedhën tonë kombëtare.

Klan News