Në sistemin bankar gjatë muajit nëntor është vërejtur një rritje e fortë e aktivitetit financiar, si në numër transaksionesh ashtu edhe në vlerë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për këtë periudhë tregojnë se qytetarët dhe bizneset kanë përdorur gjithnjë e më shumë sistemin bankar për të kryer pagesa, edhe pse shumica e transaksioneve janë të vogla në numër, por të larta në vlerë.
Të dhënat e publikuara tregojnë se qarkullimi në monedhën vendase dhe atë të huaj ka qenë më i lartë se një muaj më parë, duke reflektuar një ekonomi më aktive në fundvit.
Në lekë, gjatë nëntorit janë kryer 935,9 miliardë lekë transaksione, me një vlerë totale prej 13,4 trilionë lekësh. Kjo shifër e vendos nëntorin ndër muajt me volumet më të mëdha të lëvizjes së parasë në sistemin bankar, kryesisht për shkak të pagesave të biznesit, likuidimeve fiskale dhe lëvizjeve të mëdha të korporatave.
Ndërkohë, edhe transaksionet në valutë kanë pasur një rritje të dukshme. Në euro janë regjistruar 32,714 transaksione, me një vlerë që arrin në 513,8 milionë euro. Në 11 muajt e parë të vitit janë procesuar 356,609 pagesa, duke kapur vlerën e 5,6 miliardë eurove, me një rritje prej 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ekspertët e tregut thonë se kjo rritje lidhet me importet sezonale, pagesat ndërkombëtare të kompanive dhe luhatjet e kursit të këmbimit, që shpesh nxisin lëvizje më të shpejta të kapitalit.
Nga ana tjetër, ndikim në rritjen e transaksioneve elektronike po jep edhe shpejtësia e veprimeve, kostot më të ulëta dhe lehtësia në përdorim, që vjen jo vetëm falë sistemit AIPS, SEPA, por së shpejti edhe me sistemin Instant Payment.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 