Pagesat që qytetarët do të kryejnë nëpërmjet sistemit bankar parashikohet të shënojnë ulje të ndjeshme.

Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar ndryshime në funksionimin e sistemit të pagesave me vlerë të vogël dhe të madhe, që sipas Bankës Qendrore do të stimulojë kryerjen e pagesave nëpërmjet bankave.

Miranda Mehaj: “Nëse më parë bankat përdornin sistemin me vlera të mëdha për të ekzekutuar një pagesë të klientit me vlerën mbi 1 milion lekë dhe kostoja e këtij shërbimi kushtonte dyqind 250 lekë rritja e vlerës limit sipas këtij vendimi ofron mundësinë që bankat të përdorin sistemin e klerimit me vlera të vogla, ku kostoja e shërbimit kushton 4 lekë.”

Banka e Shqipërisë ka vendosur të diferencojë edhe kohën me të cilën klientët do të kryejnë pagesat.

Për ata që do të zgjedhin të kryejnë veprimet gjatë orëve të para të ditës ose në seksionin e parë tarifa do të jetë dy herë më e lirë, nga 8 në 4 lekë.

Përmes diferencimit të kohës, synohet shpërndarja e kryerjes së pagesave gjatë gjithë ditës, duke pakësuar veprimet në orët e pikut.

Miranda Mehaj: “Ndryshimi i tarifave të pjesëmarrësve në sistemin AECH synon të nxisë përdorimin me eficent të sistemit dhe normalisht duhet të reflektohet dhe në rishikimin e tarifave që bankat ofrojnë për shërbimin e pagesave ndaj klientëve”.

Pas këtyre rregullimeve, Banka e Shqipërisë pret që tarifat e komisioneve që bankat e tjera do t’u ofrojnë klientëve të jenë më të ulëta, kjo lëvizje pritet të rrisë dhe vëllimin e pagesave./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani