Grupi i njohur koreanojugor BTS do të bojkotojë konkurrimin për çmimet Grammy 2027.
Në një deklaratë të përbashkët, anëtarët e grupit e arsyetuan këtë vendim me dëshirën që muzika e tyre të dëgjohet dhe vlerësohet për atë që është, pa u ndarë apo kategorizuar sipas rajonit apo gjuhës.
Përplasja lindi pas krijimit të çmimit të ri për “Pop-in Aziatik”.
BTS dhe fansat e tyre e shohin këtë kategori jo si vlerësim, por si një mënyrë për t’i izoluar artistët aziatikë jashtë çmimeve kryesore globale, si “Kënga e Vitit” apo “Albumi i Vitit”.
Për më tepër, rregulli që kjo kategori e re kërkon tekst në gjuhë aziatike do të përjashtonte hits-et e tyre të reja në anglisht.
Me këtë bojkot, BTS kërkon garë të barabartë me të gjithë artistët botërorë, duke refuzuar të futet në një “kategori të mënjanuar” vetëm prej prejardhjes.
/tvklan.al












Botërori 2026 
