Grupi i famshëm muzikor koreanojugor BTS u rikthye bujshëm me një koncert në Seul pas 4 vitesh. Ata i munguan skenës dhe fansave për 4 vite, pasi 7 anëtarët iu nënshtruan shërbimit ushtarak.
Shtatë yjet e BTS u rikthyen bashkë në skenë, në zemër të Seulit, duke shënuar performancën e parë si grup i plotë që nga viti 2022. Qyteti u mbulua nga ngjyra purpur, ndërsa grupi prezantoi albumin e ri “Arirang”, i cili shiti 4 milionë kopje në vetëm 24 orë.
Ata u munguan fansave për 4 vite, pasi kryen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, që në Korenë e Jugut zgjat deri në 21 muaj. Me lirimin e anëtarit të fundit, Suga, grupi njoftoi menjëherë bashkimin dhe nisjen e një turi gjigant.
Mijëra fansa pritën mbi 17 orë në rrugë, në këmbë, për të zënë një vend afër ekraneve gjigante. Policia bllokoi stacionet e metrosë dhe rrugët kryesore për shkak të fluksit, ndërsa hotelet në kryeqytet ishin të rezervuara prej javësh.
Turneu i ri pritet të gjenerojë mbi 1 miliard dollarë dhe do të ndalojë në 30 qytete. Mes tyre përfshihen metropolet si Singapori, Tokio, Mynihu, Los Anxhelosi dhe Meksiko. Për Korenë e Jugut, BTS mbetet motori kryesor i suksesit kulturor dhe ekonomik në botë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
