Ahmeti: Bashkë kemi fituar çdo betejë

Koha për një president shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Kjo ishte motoja e Bashkimit Demokratik Integrim në Konventën për prezantimin e kandidatin të saj për President Bujar Osmanin.

Në fjalën e tij përpara mbështetësve, Osmani tha se shqiptarët kanë dëshmuar se janë faktor stabiliteti në Maqedoninë e Veriut dhe pas kryeparlamentarit dhe kryeministrit shqiptar është koha për kapërcimin e madh.

“Anija jone kërkon një kapiten të stërvitur e unë besoj se jam njeriu i duhur për këto rrethana. E dëshmuam se mund të kemi një kryetar të suksesshëm të Kuvendit, një kryeministër të suksesshëm, tani na takon neve, brezit tonë, të dëshmojmë se mund të kemi edhe një President të Republikës, po ashtu të suksesshëm. Një president që do të bashkojë, por edhe një president që do të kujdeset për institucionet dhe respektimin e rendit kushtetues”, tha Osmani.

Osmani tha se ardhmja e Maqedonisë së Veriut është Europa, duke paralajmëruar rrezikun e ndikimit rus në këtë shtet.

Kreu i Bashkimit Demokrat Shqiptar, Ali Ahmeti tha partia e tij ka ofruar njerëz në poste kryesore duke dëshmuar se shqiptarët kontribues të shtetit të Maqedonisë së Veriut.

“Nuk na shohin më si sharraxhi por si kryeministra, si presidentë të ardhshëm drejtues të këtij shtetit. BDI që 22 vite nuk njeh humbje, kemi fituar çdo betejë, si ushtarakisht edhe taktikisht. Bashkë më popullin arrijmë gjithçka, ne me popullin ndërtuam një Kala. Me BDI-në nuk është e lehtë të matesh, sepse të gjithë ju keni investuar në veprat kapitale kombëtare, që s’ka kush i shkul”, tha Ahmeti.

Slogani i BDI në zgjedhje është “Po Evropës, jo Rusisë”. Zgjedhje presidenciale ne Maqedoninë e Veriut mbahen ne dy raunde me 24 Prill dhe 8 Maj.

Tv Klan