“Xhaxhai”, anëtar organizatës mafioze të Ndraghetës

Bujar Sejdini, i arrestuar në Shqipëri si anëtar i organizatës mafioze të Ndraghetës do të ekstradohet drejt Italisë. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Tiranës, për 61-vjeçarin që njihet edhe me pseudonimin “Xhaxhai”.

Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, ai dyshohet se ka marrë pjesë në trafikun e kokainës, pasi ka udhëtuar nga Italia në Spanjës për blerjen e rreth 20 kilogramëve kokainë.

Droga është blerë për llogari të grupit mafioz Balloco, ndërsa Sejdini dyshohet se është personi që ka negociuar me trafikantët. Organizata kriminale ku bënte pjesë Sejdinaj u godit Nëntorin e kaluar në Itali atje ku u lëshuan 45 urdhërarreste, mes të cilëve edhe për disa shqiptarë.

Ndërsa në operacionin ku u arrestua Sejdini u vunë në pranga edhe 5 persona në shtete si Italia, Argjentina dhe Costa Rica, që merreshin me trafikun e kokainës.

Tv Klan