Tiranë – Vijon procesi gjyqësor ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim detyre” lidhur me privatizimin e “Buka”, veprim që dyshohet se i ka shkaktuar buxhetit të shtetit dëm prej rreth 7 miliardë lekësh.
Prokuroria e Posaçme ka prezantuar sot, 11 shkurt, listën e dëshmitarëve. I pari në këtë listë mësohet se është Lirim Fejzollari, përfitues i ankandit për privatizimin e aksioneve shtetërore të ish-furrës së bukës.
Sipas gazetares Glidona Daci, seanca e radhës do të zhvillohet më 24 shkurt, ora 14:00.
Përpos akuzës lidhur me dosjen “Buka”, Ahmetaj është duke u hetuar edhe për tre vepra penale të tjera penale, si “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”, në lidhje me dosjen e inceneratorëve.
Prej vitit 2023, ai është arratisur dhe sipas informacioneve të Interpol ndodhet në Zvicër, ndërsa ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.
/tvklan.al












Botërori 2026 
