Një grup emigrantësh që u transferuan në Ruandë nga Mbretëria e Bashkuar mbi një vit më parë kanë dhënë prononcim për prestigjiozen BBC News që ka udhëtuar në Afrikë për të folur me disa prej tyre. Ata thonë se ndihen të izoluar dhe të pasigurtë, ndërsa njëri prej tyre e përshkruan vendin ku ata qëndrojnë si një burg i hapur.

Grupi i vogël i emigrantëve erdhi nga Diego Garcia, një ishull në Oqeanin Indian. Ata janë shprehur se nevojat e tyre mjekësore si rezultat i përdhunimeve dhe torturave të kaluara, nuk po plotësohen në Ruandë.

Secili prej tyre merr 50 Dollarë në javë për ushqim dhe gjëra të tjera thelbësore dhe sipas kushteve të qëndrimit të tyre të rëna në dakordësi nga qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar dhe Ruandës, ata nuk lejohen të punojnë.

Të katër emigrantët e pyetur thonë se janë përballur me ngacmime në rrugë teksa kanë shtuar se për këtë fakt ata janë vetëburgosur pasi janë shumë të frikësuar për të dalë, ndërsa presin që Britania e Madhe të gjejë një vend të përhershëm për ta për të jetuar.

Grupi i emigrantëve, të gjitha tamilët e Sri Lankës u transferuan në Ruandë për kujdes urgjent mjekësor pas përpjekjeve për vetëvrasje. Ata tani jetojnë në 2 banesa në periferi të kryeqytetit, Kigali, të paguara nga autoritetet britanike.

Asnjë nga 4 emigrantët nuk u përpoq të hynte në Mbretërinë e Bashkuar, por paraqitën kërkesa për azil në Diego Garcia, i cili përdoret si një bazë e fshehtë ushtarake Mbretëria e Bashkuar-SHBA. Ata ishin mes dhjetëra njerëzve që mbërritën në ishull në Tetor 2021.

Të 4 emigrantët me të cilët BBC kontaktoi në Ruandë thanë se kishin qenë viktima të torturës dhe dhunës seksuale në vendet e tyre, disa për shkak të lidhjeve të mëparshme me rebelët “Tamil Tiger”, të cilët u mundën në Luftën Civile të Sri Lankës 15 vjet më parë./tvklan.al