Efektivi Erjon Goxhara do të qëndrojë në qeli pa afat me vendim të Gjykatë së Tiranës, që pranoi këtë të premte kërkesën e prokurorisë.

Kjo e fundit parashtroi përballë gjykatës provat e grumbulluara deri më tani për plagosjen e 45-vjeçarit Lorenc Kosta dhe tha se ndaj efektivit rëndon akuza e vrasjes me paramendim mbetur në tentativë.

Në këto kushte kërkoi që të caktohej ndaj tij masa e “arrestit në burg”.

Nga ana tjetër, avokati i Goxharës pretendoi se ai ndodhej në kushte të rënduara psikologjike dhe është penduar për krimin.

Ata kërkuan edhe një ekpertizë për gjendjen e shëndetit mendor të tij, kërkesë e pranuar nga Gjykata dhe pritet të kryhet në ditët në vijim.

Sa i përket rrethanave të ngjarjes, ashtu si edhe përballë hetuesve, edhe në gjykatë mbajti të njëjtin qëndrim se çdo gjë ka qenë rastësisht.

Goxhara qëlloi për motive të dobta ndaj 45-vjeçarit me 6 plumba në 19 Gusht.

Tv Klan