4 personat e arrestuar disa ditë më parë për trafikimin e 10 pistoletave nga Kosova për në Shqipëri, u lanë në qeli pa afat nga Gjykata e Tiranës. Në një seancë të zhvilluar me dyer të mbyllura, gjyqtarja Armela Hasantari nuk mori parasysh kërkesat e bëra nga të hetuarit për nxjerrjen në masa më të buta sigurie.

Prokuroria nga ana tjetër tha se hetimet e kryera kanë prodhuar prova që tregojnë se shtetasi Blerim Krasniqi, Benjami Shala, Muhamed Krasniqi dhe Edonis Thaçi, prej kohësh merreshin me trafik të armëve.

Ata përdornin linjën e autobusëve në pronësi të 25-vjeçarit Edison Thaçi për të futur në Shqipëri armët në mënyrë që të mos binin në gjurmët e autoriteteve. Pistoletat e sekuestruara në këtë operacion pranë stacionit të autobusëve në Lundër, ka dyshime se do të shiteshin për vlerën nga 1500-3000 euro copa.

Teksa me anë të linjës së autobusëve, hetuesit besojnë se ata kanë dërguar armë edhe në qytete të tjera si Vlora, Elbasani apo Korça. Prokuroria beson se në këtë linjë trafiku ka edhe persona të tjerë të përfshirë.

Tv Klan