Dy shqiptarët e arrestuar në Britaninë e Madhe pas një tentative grabitjeje në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate do të qëndrojnë në burg, pasi akuzohen për vjedhje.
Në seancën gjyqësore për verifikimin e masës së sigurisë, të zhvilluar në Norwich këtë të mërkurë, prokuroria bëri të ditur se sendet e vjedhura nga Mirgen Doku, 34 vjeç, dhe Arilen Ndoci, 32 vjeç, përfshijnë gjashtë palë mansheta, njëra prej të cilave përshkruhet si kopsa të Dukës së Edinburgut, si dhe një orë.
Të dy të pandehurit komunikuan përmes një përkthyesi të gjuhës shqipe, por nuk dhanë deklarime për fajësinë.
Ndërkohë, prokuroria bëri gjithashtu të ditur se një person i tretë i dyshuar është ende në kërkim.
Ngjarja ndodhi në rezidencën e çiftit mbretëror në pronën Sandringham, në Norfolk.
Sipas BBC-së, policia u njoftua të hënën pasdite pas raportimeve për lëvizje të dyshimta pranë pronës. Forcat e rendit zhvilluan kontrolle me qen policie, dronë dhe helikopter, duke arrestuar dy persona brenda territorit të rezidencës.
Rezidenca nuk ishte e banuar në momentin e ngjarjes. William dhe Kate e përdorin atë si shtëpi pushimi, ndërsa prona ndodhet rreth tre kilometra larg rezidencës Sandringham, një prej banesave private të Mbretit Charles III.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 