Chen Xuyuan akuzohet për marrjen e 11 mln Dollarëve në formë ryshfeti

Akuzat për presidentin e Federatës Spanjolle, Luis Rubiales nuk janë të vetmet skandale aktualisht në botën e futbollit. Me drejtësinë është ngatërruar ish-presidenti i Federatës Kineze që është dënuar me burgim të përjetshëm për marrjen e më shumë se 11 milionë Dollarëve në formë ryshfeti.

Dënimi i dhënë për Chen Xuyuan (Çën Shujuan) erdhi në vazhdën e hetimeve ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë që nga fundi i vitit 2022. Sipas gjykatës, Chen (Çën Shujuan) i kishte sjellë “dëm të jashtëzakonshëm” futbollit kinez.

Sporti është përballur prej kohësh me korrupsionin, të cilin tifozët e kanë fajësuar për performancën e ekipit kombëtar. Në vitin 2012, dy ish-drejtorë të së njëjtës shoqatë u dënuan secili me 10 vite e gjysmë burg për marrje ryshfeti.

Chen (Çën Shujuan) mori drejtimin e Shoqatës Kineze të Futbollit në vitin 2019. 67-vjeçari kishte përfituar nga postet e tij të ndryshme nga viti 2010 deri në 2023 këto shifra, duke ndihmuar në organizimin e ngjarjeve sportive në shtetin aziatik.

Klan News