Me burgim të përjetshëm është dënuar Dardan Krivaqa, ndërsa Arbër Sejdiu me 15 vjet burgim, në rigjykimin për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit.
Dënimi është i njëjtë si në aktgjykimin e parë të Gjykatës Themelore në Ferizaj. Edhe në rigjykim, Krivaqa është liruar nga akuza për dhunim e Sejdiu nga akuza për ndihmë në dhunim.
Avokati i familjes së Marigona Osmanit, Gazmend Rexhepi, kërkon burgim të përjetshëm edhe për Arbër Sejdiun. Ndërsa avokatja e Arbër Sejdiut, Arbnore Shefkiu pati vërejtje në rigjykimin e të dënuarit.
Marigona Osmani ishte 18-vjeçare kur u vra më 22 Gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, me të cilin bashkëjetonte në qytetin e Ferizajt.
Dy persona, tash të dënuarit Krivaqa e Sejdiu, e kishin dërguar trupin e pajetë të viktimës në spitalin e qytetit dhe më pas ishin larguar në drejtim të panjohur.
Tv Klan