Kryeministri britanik, Andi Burnham, ka mbërritur në Kiev këtë të hënë, në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga marrja e detyrës.
Gjatë vizitës, që përkon me ditën e pavarësisë, shefi i qeverisë së Londrës pritet të njoftojë mbështetjen britanike për të ndihmuar Kievin të përmirësojë prodhimin e brendshëm të raketave me rreze të gjatë veprimi.
Burnham gjithashtu do të bashkëkryesojë takimin e tij të parë të Koalicionit të Vullnetmirëve, së bashku me homologët gjermanë e francezë.
Londra ka qenë një nga mbështetëset më të forta të Ukrainës përballë luftës ruse, duke ofruar mbështetje ushtarake, ndihmë ekonomike dhe mbështetje diplomatike.
Në një fjalim të posaçëm për ditën e pavarësisë, presidenti Volodymyr Zelensky tha se Ukraina do paqen, por se nuk do të dorëzohet.
“Putin shpreson se ne jemi lodhur. Ne e dimë se ai është i vdekshëm. Ai nuk na ka kuptuar kurrë. Ju donit të merrnit të gjithë Ukrainën, të gjithë tokën tonë, por në vend të kësaj keni humbur rafineritë tuaja të naftës, marinën tuaj, fitimet tuaja dhe një brez të tërë.”
Ndërsa Bashkimi Evropian njoftoi miratimin e më shumë se 6 miliardë eurove në mbështetje për sistemet e mbrojtjes ajrore, raketat dhe municionet që i nevojiten urgjentisht Ukrainës.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 