Një kompleks që përkujton figurat e Qeverisë së parë të Ismail Qemalit në Vlorë, është lënë në mëshirë të fatit. Bustet e disa prej anëtarëve të qeverisë kanë humbur gërmat e emrave dhe tashmë figurat historike qëndrojnë pa identifikim.

Sazan Skuka, nipi i ministrit të parë të Luftës në qeverinë e vitit 1912, denoncon këtë situatë dhe kërkon, që figurat e burrave të kombit të marrin respektin e merituar.

“Përshëndetje, emisioni “Stop”! Fati e ka desht, që unë të jem nipi  i ministrit të parë të luftës në qeverinë e Ismail Qemalit, në vitin 1912. Njerëzit kalojnë përreth atij kompleksi të bukur, që përkujton ngjarjen më të rëndësishme të historisë sonë të lavdishme të Shqipërisë, këta burra të kombit janë pa emra, se emrat e atyre burrave, nuk ndodhen në bustet e tyre”, tha Sazan Skuka.

Drejtoresha e Muzeut të Pavarësisë, Kozeta Halili, pranon problemin dhe thotë se, për shkak të ekspozimit në ambient të hapur, gërmat mungojnë herë pas here, por ajo premton, se do të ketë një projekt për zgjidhjen e tij.

/tvklan.al