Një grua mbeti e plagosur mbrëmjen e kësaj të shtune në Kamëz, pas një konflikti për motive të panjohura me bashkëshortin e saj, i cili e goditi me thikë. Gruaja u dërgua në Spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes u largua nga banesa, për t’u arrestuar pak minuta më vonë. Autoritetet policore vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Më datë 25.07.2020, rreth orës 22:00, në Bathore, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi F.K., ka goditur me një mjet të fortë në shpatull bashkëshorten e tij duke e dëmtuar lehtë, pa probleme për jetën. Shtetasi F.K., 56 vjeç, u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të metejshme. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes“, tha policia e Tiranës në një njoftim për mediat.

Brenda këtij viti Kamza është përfshirë disa herë në ngjarje të tilla. Nga dhuna në familje ka pasur edhe viktima./tvklan.al

Gazetare: Aida Topalli, Klan Plus