Duket si një skenar filmi, por ka ndodhur në një prej plazheve të Australisë. Një grua i ka shpëtuar mrekullisht sulmit nga peshkaqeni në plazhin e Port Macquarie në New South Wales.

Burri i saj, i cili po bënte sërf, teksa pa se bashkëshortja e tij u sulmua nga peshkaqeni, u hodh nga dërrasa e sërfit dhe nisi të godiste pa pushim peshkaqenin deri sa ky i fundit e lëshoi. Më pas, ai ndihmoi gruan për ta nxjerrë në breg.

35-vjeçarja e identifikuar si Chantelle Doyle, u transportua në spital me dëmtime të rënda në këmbën e djathtë për shkak të kafshimeve nga peshkaqeni.

Pas operacionit, mjekët thanë se gjendja e saj është e qëndrueshme. Ndërsa burri i saj Mark Rapley ka pësuar dëmtime në dorë, por pa rrezik. Autoritetet australiane e kanë konsideruar akt heroik veprimin e burrit. /tvklan.al