Një burrë është arrestuar pasi tentoi të vriste gruan duke lëshuar një kobra. Është kjo historia që përcjellin mediat ndërkombëtare nga India. Sipas tyre, Sooraj, 27 vjeç kishte tentuar edhe njëherë më parë ta vriste gruan me një nepërkë.

Policia ka deklaruar se i riu ka qenë në kontakt me kapës gjarpërinjsh dhe në telefon ka parë vazhdimisht video me zvarranikët helmues. Në Mars, nepërka që hodhi arriti ta pickojë bashkëshorten, por ajo i mbijetojë  kësaj ngjarje.

Gruaja ishte ende duke u shëruar nga sulmi i parë me gjarpër, kur burri i hodhi tjetrin. Sipas autoriteteve, ai donte të vriste gruan pasi donte t’i merrte gjithçka që ajo kishte në emër të saj, pasi vinte nga një familje e pasur.

Mediat shkruajnë se në lojë ishin 100 monedha ari, një makinë e re dhe 20 mijë dollarë.

“Sooraj shpresonte që të merrte gjithçka. Aty vendosi që të vriste gruan”, tha policia./tvklan.al