Dy të rinj rreth të 30-tave, motër e vëlla, Nafije dhe Egzon Bogujevci mbetën të vrarë me armë zjarri pasditen e të premtes në fshatin Livoç i Ulët, në Komunën e Gjilanit te Kosoves.
Policia e Gjilanit bëjnë të ditur se autori është bashkëshorti i Nafijes, Valon Ramushi, i cili pas krimit të rende është vetëdorzëuar në polici.
Po ashtu, gjatë të shtënave me armë u plagos edhe xhaxhai i tyre, i cili është dërguar në spital për të marr trajtimin gjendja e tij paraqitur kritike.
Përmes një deklarate për mediat, Policia e Gjilanit bëri të ditur se rreth orës 14:25 kishte marrë një telefonatë për të shtëna me armë zjarri.
Me shkuarjen në vendngjarje është konstatuar i vdekur në një automjet një djalë rreth të 30-ave, teksa në Spital është bërë e ditur se ka mbërritur motra e tij pa shenja jete.
Sipas të dhënave të deritanishme, autori ka ardhur në vendngjarje me një makinë tjetër, teksa tre personat ndodheshin në një mjet tjetër.
Për motive ende të paqarta për Policinë, autori ka qëlluar ndaj tyre me armë zjarri, e cila pas vetëdorëzmit të autorit të dyshuar, është sekuestruar.
Ngjarja e rëndë është dënuar nga presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pulaj dhe kryeparlametarja Albulena Haxhiu, duke nga organet e drejtësisë një hetim te plotë për zbardhjen e saj.
/tvklan.al












Botërori 2026 