Alban Bushi, foli në emisionin “Kampionët e Botës” në Tv Klan, për Gjermaninë. Sipas trajnerit, “panzerat” nuk kanë ekuilibër, ndërsa kanë probleme në mbrojtje.

Bushi deklaroi gjithashtu se Paraguai është një kundërshtar u dobët për gjermanët.

“Gjermania më pëlqen për futbollin që luan, por nuk më pëlqen për ekuilibrin. Në mbrojtje ka probleme, në sulm është mirë. Përballë ka një kundërshtar të dobët si Paraguai. Mendoj se këto ndeshje i fiton ai që di të menaxhojë situatat dhe presionin”, tha ai.

Në të njëjtën linjë ishte edhe menaxheri Sokol Haxhia, i cili theksoi se Gjermania nuk do ketë probleme ndaj Paraguait, ndërsa shtoi se ndaj Francës në çerekfinale nuk ka shanse.

“Gjermania në këtë Botëror është pak e pafat. Edhe për cilësitë e skuadrës, por ka probleme edhe për formacionin. Neuer është në dyshim. Mendoj se në këtë ndeshje nuk do të ketë probleme, do e kalojë Paraguain. Ndaj Francës mendoj se nuk ka shans të ecë përpara”, deklaroi Haxhia.

/tvklan.al