Revista prestigjioze ndërkombëtare “Business Traveller” i ka kushtuar një artikull promovues vendit tonë duke i bërë thirrje lexuesve në disa kontinente të vizitojnë vendin tonë.

Arsyet që rendit kjo media për ta përfshirë në listën e udhëtimeve Shqipërinë janë të shumta. Vendi laget nga bregdeti mahnitës i Adriatikut dhe Jonit, e njohur si Riviera Shqiptare.

Shqipëria ofron gjithashtu peizazhe malore, shtigje ecjeje, vende magjepsëse të trashëgimisë së UNESCO-s, një kuzhinë të shijshme dhe mbi të gjitha është një destinacion që ka kosto të ulëta.

Në këtë shkrim veçohen disa nga pikat më të njohura turistike. Berati dhe Gjirokastra janë dy qytete historike pjesë e listës së vendeve të UNESCO-s. Berati karakterizohet nga shtëpitë e gjera, me çati të sheshta, me shumë dritare të epokës osmane, të vendosura përgjatë kodrave nëpër të cilat rrjedh lumi Osum.

Një qytet i rëndësishëm dhe shumë i gjallë është qyteti i Vlorës vija bregdetare e së cilës është e mbushur me bare dhe restorante .Pas Vlorës është qyteti i Sarandës që është një tjetër qytet i njohur më një vijë bregdetare mrekullueshme natyrore. Afër Sarandës ndodhet Ksamili që ofron plazhe magjepsëse të krahasuara me Maldivet.

Për destinacionet unike, por edhe investimet e fundit në këtë sektor, “turizmi në Shqipëri”, shkruan revista e njohur, “është rritur në mënyrë të shpejtë dhe mbresëlënëse”.

Klan News