Komisioni i Ekonomisë miraton 5.6 milion $ për naftëtarët dhe financimin e Teatrit

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar një fond prej 12 milion Dollarësh për rimbursimin e barnave të pacientëve të sëmurë me COVID-19. Efektet financiare të këtij fondi nisin prej janarit të vitit të ardhshëm, ndërsa listave e ilaçeve të rimbursueshme do të detajohet me vendim të këshillit të ministrave.

Relatori I Buxhetit Anastas Angjeli tha se barant do të rimbursohen për të gjithë të sëmurët, e nëse do të ketë nevoja më të mëdha, fondi do të shtohet përgjatë vitit.

Një fond me vlerë prej 5.6 milion Dollarësh është alokuar në buxhetin e vitit të ardhshëm për dhënien e një pagese papunësie për naftëtarët uzinës së Ballshit. Komisioni i ekonomisë vendosi po ashtu që të plotësojë kërkesën e bashkisë së Tiranës për dhënien e fondit për nisjen e ndërtimit të Teatrit Kombëtar.

Në ndryshimet e fundit të ligjit të buxhetit të vitit të ardhshëm gjatë diskutimit nen për nen deputetët votuan pro shtimit me 10 milion Dollarë të tjera të pagesës së papunësisë, në mënyrë që të gjithë të papunët të marrin dyfshin e shumës së kësaj ndihme, ndërsa u dhanë shtesa në programin e mbështetjes së turizmit si sektori më i prekur dhe rritjen e transfertës nga buxheti i shtetit të pushteti vendor. Efektet e këtyre vendimeve do të kompensohen përmes luftës kundër anti-informalitet dhe shtimit të mbledhjes së taksës së TVSH-së.

Tv Klan