Investimet në infrastrukturë për vitin 2027 dëshmojnë një kalim drejt standardeve më të integruara evropiane, ku fondet e huaja dhe Plani i Rritjes i BE-së po marrin një peshë gjithnjë e më pozitive për ekonominë.

Nga ana tjetër, modeli i koncesioneve mbetet nën “lupën” e tavanit ligjor prej 25% të PBB-së, duke garantuar se angazhimet private nuk do të kthehen në një ngarkesë të papërballueshme për financat publike të vendit.

Më konkretisht për vitin 2027, qeveria ka parashikuar një buxhet total shpenzimesh prej 976 miliardë lekësh, kundrejt të ardhurave prej 907.8 miliardë lekësh, duke lënë një deficit buxhetor prej 68.1 miliardë lekësh. Por sa po shpenzohet vërtet për rrugë, shkolla dhe porte, dhe cila është pesha e koncesioneve?

Nëse analizojmë shifrat, investimet publike totale për vitin 2027 arrijnë në rreth 188 miliardë lekë, ku spikat parashikimi i investimeve me financim të brendshëm prej rreth 134.8 miliardë lekësh.

Kësaj shifre i shtohen huamarrja afatgjatë e huaj për projekte, si dhe 14.1 miliardë lekë nga Plani i Rritjes me Bashkimin Evropian.

Këto të fundit shënojnë një kalim drejt standardeve të integruara evropiane, duke i dhënë një impuls pozitiv ekonomisë kombëtare.

Nga ana tjetër, regjistri zyrtar i koncesioneve dhe PPP-ve regjistron një vlerë totale kontratash prej 734.9 miliardë lekësh (afërsisht 7.35 miliardë euro).

Sektori i energjisë zë peshën kryesore me mbi 417 miliardë lekë, i ndjekur nga transporti me rreth 252.6 miliardë lekë, ku përfshihen akse rrugore dhe projekte strategjike si Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës.

E gjithë kjo strukturë mbahet nën ‘lupën’ e tavanit ligjor prej 25% të PBB-së, duke garantuar se angazhimet private nuk kthehen në një ngarkesë të papërballueshme për financat publike.

Kështu biilanci i vitit 2027 tregon se kujdesi ndaj tavanit fiskal të koncesioneve shkon krah për krah me rritjen e investimeve kapitale nga fondet e huaja.

/tvklan.al