Java e fundit e Superiores, ka dhënë verdiktet përfundimtare për kampionatin e rregullt.
Pas Flamurtarit, në Kategorinë e Parë ka rënë edhe Bylis. Skuadra ballshiote u mposht nga Vora në ndeshjen direkte me rezultatin 5-2.
Si pasoje e kësaj, Vora ka shpëtuar, duke e mbyllur kampionatin në vendin e shtatë me 42 pikë, një më shumë se Bylis i vendit të nëntë.
Teuta do të kërkojë mbijetesën në “play out”. Durrsakët fituan 3-2 ndaj Egnatias, por mbeten në vendin e tetë me 42 pikë.
Mbijetesën e siguroi edhe Tirana, që në ndeshjen e fundit triumfoi 3-1 Elbasanit në transfertë, në një ndeshje me tension të madh. Ndeshja u ndërpre disa herë për shkak të hedhjes së sendeve në fushë nga tifozët vendas. Po ashtu, para ndeshjes, kishte dhe përplasje mes dy tifozerive në stadium.
Si pasojë e kësaj humbje, Elbasani e ka mbyllur kampionatin e rregullt në vendin e dytë. Verdheblutë u dorëzuan në javën e fundit, me vendin e parë që e ka marrë Vllaznia. Shkodranët triumfuan 2-0 ndaj Flamurtarit dhe mbyll kampionatin në vendin e parë me 63 pikë, 1 më shumë se Elbasani.
Megjithatë, skuadra kampione do të vendoset në “Final Four”, aty ku do të luajnë Vllaznia, Elbasani, Egnatia dhe Dinamo.
Këta të fundit humbën derbin ndaj Partizanit me rezultatin 2-1, por nuk iu ndryshoi vendin në renditje.
/tvklan.al












Botërori 2026 
