Bylis regjistroi një fitore shumë të rëndësishme, në luftën për mbijetesë. Ballshiotët triumfuan 2-0 ndaj Teutës në shtëpi, në duelin e vlefshëm për javën e 33-të në Superiore.

Vendasit gjetën avantazhin shumë shpejt. Pas 3 minutave lojë, Emini zhbllokoi takimin me një devijim, duke bërë që të shpërthejë festa te vendasit.

Pas këtij goli, Teuta reagoi dhe iu afrua golit në pesë raste në pjesën e parë, por pa sukses.

Në fillimin e pjesës së dytë, durrsakët gjetën golin e barazimit me Zogos, por u anulua për pozicion jashtë loje.

Në fund, ndeshjen e vulosi Camara, që shënoi të dytin për Bylisin në minutën e 95-të.

Me këtë sukses, Bylis ngjitet në kuotën e 35 pikëve, në vendin e tetë, ndërsa Teuta mban vendin e gjashtë me 3 pikë më shumë.

/tvklan.al