Lajme Arkiva 2004

Tre shoqatat e ish të përndjekurve dhe të burgosurve politik gjatë sistemit komunist kanë protestuar për  rreth dy orë përpara Kuvendit për miratimin e projektligjit që njeh dëmshpërblimin për vitet e dënimit  të tyre. Protesta zhvillohej ndërsa mbahej mbledhja e byrosë parlamentare me insistimin e opozitës, mazhoranca u shpreh se çështja e ish të përndjekurve politik do të kaloj pas datës 15 qershor në seancë  parlamentare.

Bamir Topi: Nuk ka rëndësi se ju drejtohesh juve. Besoj se në mënyrë civile ju jemi drejtuar vazhdimisht, keni vazhduar të qëndroni në pozicione tradicionale dhe ju takon juve pastaj të ballafaqoheni me kostot politike të këtij qëndrimi.

Gramoz Ruçi: Në vend që të ndihmohen të përndjekurit politik, përkundrazi forca të caktuara politike kërkojnë ti përdorin në këtë prag viti elektoral për arsye elektorale. Atëherë në qoftë se edhe unë do të flasë nga ky këndvështrim do të them, bëhuni shumicë, fitoni mazhorancën dhe i kompensoni, por asnjëherë nuk jam nisur kështu. Jam shumë serioz në  atë që kam thënë. Deri në 15 qershor ne po punojmë, po grumbullojmë përvojën e vendeve të lindjes, konsulencën juridike me Venecian. Edhe sikur të mos vijnë në do të bëjmë detyrën tonë, nuk mund të jetë pambarimisht.

Pozita dhe opozita replikuan në mbledhjen e byrosë edhe për komisionin hetimor për koorporatën elektroenergjetike shqiptare.

Bamir Topi: Sot në seancë  plenare, para se të futemi për të diskutuar gjëra të tjera duhet edhe një herë t’i rikthehemi kësaj çështje sepse ndryshe ai komision nuk ka sens më për të vazhduar.

Gramoz Ruçi: Tashi ligji ka tre nene që ndalon këdo që ka konflikte interesash dhe dy specialist të ngatërruar të cilët komisioni i ka pasur probleme kanë qenë titullarë dhe njëri ka një konflikt gjyqësor,  nuk mund ta parashikojmë se si do të dalë, nuk e di si do dalë, por ka qenë titullar atëherë. Njëra një zonjë, e nderuar mund të jetë, por që në 2002 ka firmosur 18 emra dhe nuk mund të vejë të kontrollojë tenderat që ka firmosur vetë ky është problemi./tvklan.al