Calvin Harris dhe Vick Hope do të bëhen prindër për herë të parë.  

Thashethemet për shtatzëninë e prezantueses së njohur filluan pas intervistës së Hope me aktoren Florence Pugh që u transmetua në BBC Radio 1.

Menjëherë pas transmetimit të intervistës, prezantuesja ndau disa foto në rrjetet sociale, në të cilat barku i saj i rrumbullakosur ishte qartazi i dukshëm.

Postimi u mbush me urime dhe mesazhe dashurie nga miqtë në internet, përfshirë edhe kolegët e saj.

Harris dhe Hope u martuan në Shtator të vitit 2023, në një ceremoni në Anglinë verilindore, në prani të familjes dhe miqve.

Disa muaj pas dasmës së tyre, ata bënë daljen e tyre të përbashkët në tapetin e kuq në edicionin e 66-të të çmimeve Grammy.

Klan News

/tvklan.al