Can Yaman, i cili ka folur më herët për prejardhjen e tij shqiptare nga ana familjare, është vlerësuar me çmimin “Hora Skanderbeg” në edicionin e tretë të Cannolo Fest në Piana degli Albanesi.

Aktori ka theksuar se nëna e tij është me origjinë nga Kosova dhe se ka lidhje me diasporën shqiptare, gjë që e bën këtë vlerësim edhe më domethënës për të.

Çmimi u jepet personaliteteve të artit dhe kulturës që ndihmojnë në promovimin e traditave lokale dhe forcimin e dialogut mes kulturave.

Gjatë festivalit, Yaman u prit me entuziazëm nga komuniteti arbëresh dhe fansat e shumtë të pranishëm, duke i dhënë ngjarjes jehonë të madhe ndërkombëtare.

Yaman e ka ndërtuar karrierën e tij në seriale e filma të kinematografisë turke, ndërsa së fundmi është i angazhuar me rolin e “Sandokanit”, një serial që xhirohet në Itali.

Tv Klan

/tvklan.al