Milani ka nisur përgatitjet për merkaton e janarit, me pronarin kuqezi Gerry Cardinale që zhvilloi pasditen e kësaj të premte një sërë takimesh në selinë e klubit.
Sipas raportimeve të “Sky Sport”, bisedimet me bashkëpunëtorët kishin si objektiv planifikimin e ndërhyrjeve të mundshme për të forcuar organikën në dritaren dimërore të transferimeve.
Një nga pikat kryesore të samitit ishte rinovimi i kontratës së Adrien Rabiot, i cili konsiderohet një element i pazëvendësueshëm në formacion.
Drejtuesit e Milanit synojnë ta blindojnë mesfushorin francez deri në vitin 2031, duke zgjatur marrëveshjen aktuale që skadon në qershor 2028. Paralelisht, pritet shumë shpejt edhe zyrtarizimi i Markus Krosche në postin e drejtorit. Ai do të mbulojë të gjithë zonën sportive, përfshirë merkaton, dhe do të ketë detyrën të bashkëpunojë drejtpërdrejt me trajnerin Ruben Amorim.
Ndërkohë, të shtunën Gerry Cardinale pritet të jetë i pranishëm në qendrën stërvitore të Milanellos për t’i qëndruar pranë skuadrës në prag të ndeshjes në shtëpi kundër Frosinones.
/tvklan.al












Botërori 2026 
