Senegali është sërish kampion i Afrikës!
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, CAS, ka rrëzuar vendimin e CAF-it, që në muajin mars i kishte hequr titullin Senegalit dhe ia kishte dhënë Marokut në tavolinë, me rezultatin 3-0.
CAS ka pranuar ankesën e Federatës Senegaleze të Futbollit, duke rikthyer vendimin fillestar dhe duke konfirmuar fitoren 1-0 të Senegalit në finalen e janarit, falë golit të Pape Gueye në kohën shtesë.
Gjithçka nisi pas një penalltie të akorduar në favor të Marokut, kur lojtarët senegalezë u larguan përkohësisht nga fusha në shenjë proteste. CAF e konsideroi këtë si braktisje të ndeshjes dhe i dha fitoren Marokut në tavolinë.
Por CAS ka vendosur ndryshe: titulli mbetet aty ku u fitua në fushë, në duart e Senegalit!
Një vendim që ka shkaktuar zemërim në kampin maroken dhe që i jep fund, të paktën në aspektin sportiv dhe juridik, një prej polemikave më të mëdha të futbollit afrikan.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
