Dëmtimet janë kthyer në makth për Real Madrid. Kur u duk se Carlo Ancelotti kishte gjetur formulën fituese, spanjollët po përballen me një epidemi të dëmtimeve të shumta të futbollistëve. Mesfushori Dani Ceballos, i cili çaloi gjatë ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Mbretit me Real Sociedad do të mungojë të paktën deri në muajin Maj.

Spanjolli vuan nga një problem që prek membranën në gjurin e tij të majtë dhe për këtë fakt, qëndrimi jashtë fushave parashikohet të zgjas dy muaj. Goditje e fortë për vazhdimësinë e mesfushorit që për herë të parë në karrierë kishte fituar vendin e titullarit.

Aftësia me topin dhe vizioni për lojën e shndërroi 28-vjeçarin në tepër efikas për skemat e teknikut Ancelotti. Një formë që parashikohej ta rikthente edhe në kombëtaren spanjolle, por si Ancelotti dhe Luis de la Fuente do të detyrohen të kërkojnë alternativa.

Me Chud Bellingham dhe Tshua-meni të sigurtë në mesin e fushës, rivaliteti për fanellën e titullarit do të luhet mes Kamavinga, Valverde dhe Luka Modric.

Uruguajani ka qenë më parë zgjedhja në mesfushë, por ka impresionuar në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe ka mbyllur një nga rolet kryesore për Real Madridin sa herë aktivizohet. Modric ka të ngjarë të jetë kandidat për të plotësuar edhe boshllëkun e Ceballos, por ka dyshime mbi aftësinë e tij për të startuar në lojëra me intensitet të lartë dhe për t’u përballur me detyrat në mbrojtje. Kamavinga ofron energji dhe shumë cilësi me topin në këmbët e tij, por përpjekjet e mëparshme për ta hedhur njëkohësisht në fushë me Tshua-meni nuk kanë qenë të suksesshme. 

Klan News

/tvklan.al