Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin po shqyrton mundësinë e bojkotimit të Kupës së Botës për Klube 2029 sipas asaj që shkruan gazeta L’Equipe.
Ceferin i cili ka një marrëdhënie të të mirë me presidentin e Paris Saint Germain, njëkohësisht dhe kreu i Shoqatës Europiane të Klubeve, Naser Al-Khelaifi, pritet ta diskutojë këtë çështje më 12 gusht gjatë finales së Superkupës së Europës.
L’Equipe e përjashton mundësinë që Aleksandar Ceferin të kandidojë për postin e presidentit të FIFA-s, por do të mbështeste një kandidaturë të Al Khelaifit, nëse ky i fundit vendos të hyjë në garë për drejtimin e qeverisë botërore të futbollit.
Përplasjet me Gianni Infantino nisën pas kundërshtive që erdhën rreth planit të kreut të FIFA-s për shitjen te privatët të një pjesë të aksione të aktiviteteve të organizuara prej saj përfshi Kupën e Botës.
Infantino më pas u tërhoq nga kjo ide, por gjithësesi pakënaqësitë për mënyrën se si u veprua mbetën dhe tani kërkohet me ngulm dorëheqja e tij.
/tvklan.al












Botërori 2026 
