Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka shpërthyer kundër homologut të tij në FIFA, Gianni Infantino. Slloveni thotë se plani i tij për të shitur të drejtat e Botërorit në një kompani të tretë ishte më keq edhe sesa Superliga Europiane e projektuar vite më parë.
“Për mua, gjëja më e rëndësishme është që ndaluam një tjetër plan për të shitur sportin. E kam të vështirë të imagjinoj se si disa njerëz mund ta bëjnë këtë. Plani i Infantinos ishte më i keq edhe sesa Superliga Europiane e pak viteve më parë.”
Kreu i UEFA-s thotë se Infantino e ka humbur besueshmërinë e tij si president dhe tani i kanë dy rrugë që të dalë prej kësaj situate.
“Unë nuk kam folur me të që kur kjo histori ndodhi. Një rrugë është që ai ta ketë kuptuar që nuk ka më mbështetje. Nuk flas për mbështetje politike dhe të votave, por edhe të komunitetit sportiv. Rruga tjetër është që të shkojë në zgjedhje në mars, por do të ketë kandidat përballë.”
UEFA ka dalë hapur kundër Infantinos, ashtu si shumë vende të tjera, përfshirë edhe Shqipërinë. Edhe një grup futbollistësh, si Lizarazu, Petit, Drogba, Pires apo Pizarro, kanë reaguar përmes një letre, duke kërkuar ndryshim.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
