Çekia e nisi grumbullimin në Pragë me disa ndryshime në listën fillestare. Jan Bořil, Milan Havel, Robin Hranáč dhe Ondřej Zmrzlý morën një ftesë shtesë për ndeshjet me Shqipërinë dhe Ukrainën.

Përveç Zmrzlý të tjerët kanë një përvojë më të madhe me përfaqësuesen. Për arsye shëndetësore dhe dëmtimesh nuk do të jenë të pranishëm Matěj Ryneš, Jaroslav Zelený dhe David Zima.

Ndaj Shqipërisë nuk do të jetë i gatshëm edhe qendërmbrojtësi Ladislav Krejčí, pasi është i pezulluar për shkak kartonësh.

Të hënën ka patur vetëm përgatitje rigjeneruese, pasi futbollistët vijnë pas ndeshjeve me ekipet e tyre, ndërsa të martën do të jetë stërvitja e parë në fushë.

Tv Klan