Selta Vigo mundi Alaveshin në shtëpi me rezultatin 2-1. Pas 17 minutash lojë, Garsia kaloi miqtë në avantazh në stadiumin “Balaidos”. Në të 66’, Svedberg barazoi rezultatin.

Golin e fitores e shënoi Iago Aspas 6 minuta nga fundi i kohës së rregull. 37-vjeçari ishte protagonist në këtë përballje. Në nisje shmangu një karton të kuq, pastaj në minutën e 43 iu anulua në gol nga VAR.

Ndërkohë, sfida tjetër e së premtes midis Las Palams dhe Sevijas përfundoi në barazim 2-2. Në të 25’, Aleks Suarez realizoi autogol duke i dhënë avantazhin andaluzianëve.

Nianzu i riktheu favorin vendasve 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Huanlu i dha avantazhin Sevijas sërish në minutën e 61.

Goli i barazimit u shënua 10 minuta më pas nga Ramirez. Deri në përfundim të takimit, ekipet u treguan të kujdesshme duke mbyllur hapësirat, me rezultatin që nuk ndryshoi.

Klan News