Pasi zv.Presidenti JD Vance akuzoi Kopenhagën se ka dështuar në mbrojtjen e duhur të ishulit gjatë një vizite që bëri të premten, Danimarka ka reaguar duke thënë se është e gatshme për bisedime me SHBA për të rregulluar status-quo e Grenlandës.
Në një reagim në platformën X, ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen tha se kombi i tij pajtohet se “status quo” në Arktik “nuk është një opsion”.
“Ne respektojmë që Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për një prani më të madhe ushtarake në Grenlandë, siç tha edhe zv.presidenti JD Vance. Danimarka dhe Grenlanda, jemi shumë të hapura për ta diskutuar këtë me ju”, tha Rasmussen.
Rasmuseen pranoi disa nga akuzat në lidhje me Grendlandën, por nuk ishte dakord me mënyrën si iu tha.
“Sigurisht, ne jemi të hapur ndaj kritikave, por më lejoni të jem plotësisht i sinqertë, ne nuk e vlerësojmë tonin me të cilin po jepet”, tha ai.
/tvklan.al












Botërori 2026 
