Më 10 shtator, avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut Erjon Veliaj do të çojnë në Gjykatën e Strasburgut çështjen e masës së sigurisë, arrest në burg.

Sipas përfaqësuesve ligjorë të kryebashkiakut, avokatët e huaj i kanë bërë kërkesë SPAK të lejojë takimin me Erion Veliajn, pasi duhet të firmosë dosjen për apelin në Strasburg.

Dërgimi i dosjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në Gjykatën e Strasburgut vjen vetëm 5 ditë larg nga seanca që pritet të mbahet më 15 shtator në Gjykatën e Lartë.

Tv Klan

/tvklan.al