NASA provoi të ushqente merimangat me drogë si LSD dhe marijuanë për të parë sesi do t’i formonin më pas rrjetat. Agjencia amerikane e hapësirës i publikoi rezultatet e këtij eksperimenti të çuditshëm në vitin 1995, i cili rezultoi mjaft interesant.

Më poshtë mund të shihni krijimet e merimangave të ushqyera me marijuanë, LSD, kafeinë dhe hidrat klori, i cili përdoret në ilaçet e gjumit.

“Sa më toksik të jetë kimikati aq më shumë deformohen rrjetat e merimangave, në krahasim me ato normalet”,

thuhet në studimet e NASA.

Në të majtë shfaqet si është një rrjetë normale, ndërsa në të djathtë si e krijoi merimanga nën efektin e LSD, e cila rezultoi gjeometrikisht më e rregullt se kur ishte esëll.

Ndërsa merimanga që mori marijuanë duket sikur është anuar për krijimin e rrjetës dhe e la të papërfunduar.

Ato që u ushqyen me hidrat klori e lanë rrjetën shumë më shpejt se ato që morën kanabis. Kjo mund të jetë shkaktuar ngaqë kimikati është qetësues që përdoret për të kuruar pagjumësinë te njerëzit.

Një filxhan me kafe mund të na zgjojë në mëngjes, por merimangave i bën kërdinë. Rrjeta që krijuan nën efektin e kafes karakterizohej nga hojëza të paorganizuara.

Çuditërisht shkencëtarët i kanë intoksikuar merimangat që prej fundit të viteve ’40 për të parë se si reagojnë./

tvklan.al