Vetëm një pije energjike mjafton për të shkaktuar probleme në zemër, efektet e së cilës nisin vetëm 90 minuta pas konsumimit. Shkencëtarët zbuluan se pijet energjike mund të shkaktojnë ngushtimin e enëve të gjakut, që rrit rrezikun e bllokimit dhe shkakton sulmet në zemër dhe goditjet në tru.

Të dhënat e reja i japin edhe më shumë zë studimeve të mëparshme, që kanë paralajmëruar të rinjtë që të qëndrojnë larg këtyre pijeve.

Shkencëtarët e udhëhequr nga Dr. John Higgins në Universitetin e Texas thanë:

“Teksa pijet energjike po bëhen gjithnjë e më popullore, është e rëndësishme për të studiuar efektet e tyre tek ata që i pinë shpesh dhe për të përcaktuar më mirë, nëse ka, sasinë e caktuar që duhet marrë”

.

Në shkrimin e botuar nga e përditshmja The Sun, thuhet se grupi i punës beson se është kombinimi i përbërësve në pijet energjike që dëmton enët e gjakut tek ata që e konsumojnë. Mes tyre janë kafeina, taurina, sheqeri dhe përbërës të tjerë bimorë, që sipas ekspertëve dëmtojnë rreshtimin e artereve dhe venat.

/tvklan.al