Në një lidhje në Skype për programin “Historia ime”, në Tv Klan ishte aktori dhe moderatori i njohur Ermal Mamaqi.

Kjo situatë dhe karantina sipas tij është dhe një lloj qetësie që ka ndikuar tek çdo person.

Por izolimi gjithashtu i ndryshon gjërat dhe e ka bërë të ndjeshëm dhe pak melankolikë këto kohë.

Mirela Milori: Unë kam parë postime të tuat në Instagram, spirituale frymëzuese. Të ka ndihmuar kjo periudhë të gjesh edhe hapësira të tilla edhe filozofike brenda vetes. Si të ka ndihmuar karantina?

Ermal Mamaqi: Pjesa e karantinës ëhtë një lloj qetësie që ka ndikuar çdo person në planet. Nëse do futesh në filozofinë e meditimit do kuptosh që, meditimi funskionon kur ti nuk mendon dhe në atë moment kur ti nuk mendon pra që i lë mëndimet të mos funksionojnë dhe mbyll televizionin, mbyll reklamat, mbyll çdo gjë.

Mirela Milori: Duket sikur ke një profil tjetër, sikur ke ndryshuar diçka apo jo?

Ermal Mamaqi: Ndoshta jemi bërë dhe pak si të ndjeshëm këto kohë, jemi bërë pak melankolikë, plus pastaj që dhe izolimi bën të vetën dhe i transformon pak gjërat./tvklan.al