Gabriel Garko është gay

Ai është një ndër meshkujt më seksi në Itali, i cili dallohet për tiparet dhe fizikun, por pas një deklarate të bërë së fundmi shumë femra nuk do ta pëlqejnë më njësoj. Bëhet fjalë për Gabriel Garko i cili njihet në botën e shoëbiz-it edhe jashtë Italisë pasi ka marrë pjesë në shumë filma.

I ftuar në spektaklin e madh Grande Fratello Vip që mbahet në vendin fqinj Garko nëpërmjet një letre drejtuar ish-të fejuarës aktoren Adua Del Vesco, njëherazi edhe aktore ka rrëfyer rreth seksualitetit të tij.

Ne jetuam një përrallë të lumtur dhe do ta jetoja një mijë herë sepse ti ishe atje. Në Sanremo të thash se doja të bëja gjërat e mia? Këtu pata guximin të filloj të jetoj, thashë moshën time të vërtetë. Atje, fëmija u kthye në jetë dhe sot më shumë se kurrë . Pra duhet ta kuptosh për çfarë e kam fjalën, nuk ka nevojë për shumë shpjegime. Jemi në 2020 tanimë”, ka thënë Garko.

Nëpërmjet këtyre fjalëve aktori ka konfirmuar se është homoseksual por e ka mbajtur të fshehtë prej vitesh. Në letër ai tregon se marrëdhënia me Adua-n ka qenë gjithçka një e kaluar false ku gjithnjë ka mbajtur një maskë.

Gabriel Garko, emri i vërtetë i të cilët është Dario Oliver, ka punuar si model, por fitoi famë përmes aktrimit. Ai nisi aktrimin në fund të viteve ‘90, por kulmin e pati në serialin dramatik “L’onore e il rispetto”, përmes të cilit u bë i njohur në rolin e kreut të mafias, Tonio Fortebracci.

Garko me Adua u fejuan në vitin 2015 dhe i dhanë fund marrëdhënies së tyre në 2018, ku aktori i kërkoi kësaj të fundit se do të përqëndrohej më shumë në të ardhmen e tij.

Klan Plus