Tottenham mundi të dalë me fitore në sfidën e parë me Manchester City, e vlefshme për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Spurs fituan minimalisht në stadiumin e ri në një ndeshje tejet interesante. Skuadra mike pati mundësinë e avantazhit kur fitoi një penallti që e humbi Aguero. Gjerat u vështirësuan deri kur erdhi minuta e 78 kur Son zhbllokoi rezultatin. Gjithçka është lënë për tu vendosur në përballjen e dytë.

Në sfidën tjetër të zhvilluar në “Anfield Road” mes Liverpoolit dhe Portos, skuadrës vendase i mjaftuan 25 minuta për të mbyllur gjithçka. Keita dhe Firminho, vendosën rezultatin 2-0.

Liverpool ishte i papërmbajtshëm në pjesën e parë të takimit të furishëm, pjesa tjetër e ndeshjes ishte e balancuar, por skuadra portugeze nuk ia doli të shënojë qoftë edhe një gol në portën e Alisson, për të rihapur çështjen e kualifikimit.

Tv Klan