Të mërkurën, 4 nëntor, do të zhvillohen nëntë ndeshjet e fundit për raundin e katërt në fazën e ligës, në Champions League.

Real Madrid ka një transfertë delikate në Athinë. Madrilenët vijnë me pikë të plota në këtë përballje dhe sfidojnë AEK-un, në një duel ku shihen si favoritë. Në krahun tjetër, ekipi grek vjen pas dy humbjeve radhazi në Champions.

Transfertë interesante do të jetë edhe ajo e Liverpool. Anglezët do të luajnë në Turqi ndaj Fenerbahce. Skuadra e drejtuar nga Iraola ka marrë nëntë pikë në tre raundet e para dhe synon një tjetër sukses për të vazhduar rrugëtimin perfekt. Këto dy duele do të luhen në orën 18:45, ndërsa në orën 21:00 janë planifikuar edhe disa ndeshje të tjera interesante.

Arsenal luan në Cceki ndaj Slavia Pragës. Pas barazimit me Bayern-in, “Topçinjtë” kërkojnë të rikthehen te fitorja.

Në Gjerami, Manchester City do të përballet me Leipzig. “Qytetarët” kanë marrë gjashtë pikë deri tani, ndërsa vijnë pas fitores së thellë 5-1 ndaj AEK-ut.

Përballje e luftuar pritet të jetë edhe ajo mes Portos e Napolit në Portugali, ku do të kërkohen me ccdo kusht 3 pikët.

Dortmund ka një ndeshje të vështirë në letër, pasi pret në shtëpi spanjollët e Betis.

Duelet e tjera janë: Lens-Como, PSV-Club Brugge dhe Viking-Sabah.

/tvklan.al