Vizita shtetërore e Mbretit Charles dhe gruas së tij Mbretëreshës Camilla në Vatikan është shtyrë pasi Papa Françeskut i nevojiten dy muaj pushim.
Familja mbretërore britanike do të udhëtonte për në Vatikan më 7 Prill dhe do të takonte Atin e Shenjtë.
Pasi planet u njoftuan për herë të parë muajin e kaluar, Ati i Shenjtë, u shtrua në spitalin Gemelli të Romës në 14 Shkurt me një infeksion të rëndë të frymëmarrjes dhe doli nga spitali të dielën e kaluar.
“Mbreti dhe Mbretëresha i dërgojnë Papës urimet e tyre më të mira për shërimin e tij dhe mezi presin ta vizitojnë atë në Selinë e Shenjtë, pasi të jetë shëruar”, thuhet në deklaratën e pallatit Buckingham. Turneu i Charles dhe Camilla në Itali do të vazhdojë, megjithatë, pritet të ketë disa ndryshime në program, i cili u njoftua në fillim të Marsit.
Doktori Sergio Alfieri për gazetën italiane Corriere della Sera shprehet se momenti më kritik erdhi më 28 Shkurt kur Papa pati një krizë të rëndë frymëmarrjeje.
“Duhet të zgjidhnim nëse do ta ndalonim dhe ta linim të ikte ose ta detyronim dhe të provonim të gjitha barnat dhe terapitë e mundshme, duke rrezikuar shumë se mund të dëmtonte organet e tjera”, shprehet Alfieri.
Ai drejtoi ekipin në spitalin Gemelli të Romës dhe tha se vendimi për të vazhduar trajtimin u mor nga infermieri i Papa Françeskut pasi ai vendos gjithmonë duke deleguar të gjitha zgjedhjet Massimiliano Strappetti, asistentit të tij personal të kujdesit shëndetësor.
Klan News