Blutë 130 milionë Euro për Interin, zikalterit duan zapata

Chelsea duket se e ka seriozisht për kthimin në Angli të Romelu Lukakut. Blutë e Londrës nuk reshtin teksa bëjnë oferta në drejtim të Interit për sulmuesin belg. Pas refuzimit të 100 milionë Eurove, zikaltërit kanë marrë një ofertë tjetër të majme nga skuadra e Roman Abramovich.

Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, Chelsea ka ofruar plot 130 milionë Euro për kartonin e Lukakut, teksa në tryezën e belgut do të vihet një kontratë me 13 milionë Euro neto në sezon. Në operacionin që do dërgonte Lukakun në ‘Stamford Bridge” pritet të përfshihet edhe kartoni i mbrojtësit, Markos Alonso.

Këmbëngulja e madhe e Chelsea duket se do të gjej përgjigjen pozitive nga ana e Interit, që tashmë ka gati edhe pasuesin e 28-vjeçarit. Duvan Zapata dhe Dushan Vlahovic janë alternativat konkrete në shtëpinë e Interit, teksa nga jashtë, profili që i pëlqen zikaltërve është ai i francezit, Lakazet.

Klan News