Merkato e Juventusit është shumë e nxehtë këtë verë. Shumë lojtarë në dalje e të tjerë që pritet të afrohen.

Lajmet që qarkullojnë janë shumë, por konkretisht duket se një prej lojtarëve e ka hapur rrugën drejt daljes. Madje në një destinacion mjaft të lakmuar.

Federico Chiesa është drejt Barcelonës. Marrëveshja ka përparuar mirë dhe mund të mbyllet brenda një kohe të shkurtër.

Mediat italiane raportojnë lajmin dhe flasin për dritë jeshile për marrëveshjen. Për shkak të situatës financiare të klubit katalan, futbollisti ka ulur kërkesat e tij. Tek Juventusi, sulmuesi paguhej 6.5 milionë në vit, ndërsa me Barcelonën pritet të nënshkruajë një kontratë për 4 milionë Euro në sezon për 3 vite.

Sipas dëshirës së tij të shprehur, Chiesa që do të jetë në gjendje të luajë Champions League. Edhe Juventus do të përfitojë nga kjo marrëveshje. Bëhet fjalë për një shifër nga 10 deri në 12 milionë euro.

Tv Klan