Të fitosh titullin, por pa marrë një medalje. Kjo është tabloja që po përjeton Federico Chiesa.

Pavarësisht se Liverpool e ka arritur ta fitojë trofeun e Premier League matematikisht, italiani është në dyshim për të qënë në mesin e atyre që do kurorëzohen me nderimin personal.

Ish-lojtari i Juventusit ka luajtur vetëm 37 minuta në katër ndeshje në kampionat për Liverpoolin, duke mos pasur një detaj tepër intersant për të fituar njohje zyrtare nga Federata Angleze.

Në fakt, sipas rregullave, për t’i dhënë medaljen kampionëve anglezë, Chiesa do të duhet të ketë të paktën pesë paraqitje sezonale në Premier League. Duke pasur parasysh minutat që anësori sulmues ka luajtur deri më tani në Angli nuk mund të përjashtohen surprizat. Përpara Chiesas, italiani i fundit që ngriti trofeun e kampionit të kampionatit angleze ishte Mario Balotelli që mbante veshur fanellën e Manchester City-t.

Me Roberto Mancinin në stol, në sezonin 2011-12, SuperMario shënoi 13 gola në 23 paraqitje, duke luajtur një rol kryesor në fitoren e titullit. Përveç titullit të fituar nga Antonio Conte si trajner i Chelseat në vitin 2017, për sa i përket futbollistëve italianë, edhe para Balotellit, Carlo Cudicini, Federico Macheda, Fabio Borini dhe Massimo Taibi kishin arritur të fitonin Premier League.

Një listë shumë e shkurtër, së cilës tashmë i është shtuar dhe Federico Chiesa, por që zyrtarisht nuk ka konfirmim.

Klan News

/tvklan.al