Këngëtari i njohur amerikan, Chris Brown, është paraqitur në Gjykatën e Lartë të Southwark në Londër, ku është deklaruar i pafajshëm për akuzën e sulmit të rëndë fizik gjatë një incidenti në një klub nate.

Bashkë me artistin 36-vjeçar, për këtë rast akuzohet edhe producenti dhe reperi nga Dallas, Omololu Akinlolu.

Ngjarja për të cilën po përballet Brown ka ndodhur më 19 shkurt 2023 në Hanover Square, një zonë e njohur për jetën e natës në Londër. Viktima, producenti Abe Diaw, dyshohet se ka pësuar lëndime të rënda.

Ylli i R&B-së, fitues dy herë i çmimit Grammy dhe i njohur për hite të tilla si “Loyal”, “Run It” dhe “Under the Influence”, u lirua me kusht në maj pasi premtoi të paguante një tarifë sigurie prej 5 milionë paundësh për të filluar turneun e tij “Breezy Bowl XX”.

Brown u arrestua në një hotel në Mançester, në Anglinë veriore, muajin e kaluar, pasi u kthye në Britani për herë të parë që nga incidenti dy vjet më parë.

Klan News

/tvklan.al